E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama veçon dy emra: Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi i mungojnë mbledhjes së dy kuvendeve…
Lajme

Rama veçon dy emra: Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi i mungojnë mbledhjes së dy kuvendeve…

Kryeministri Edi Rama tha se e sotmja është një ditë frymëzuese që i ka mbledhur të dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës në një vend.

Rama veçoi dy emra që i mungonin kësaj mbledhje, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. Për këtë të fundit, Rama theksoi se misioni i tij ende vazhdon.

“Po kthehem aty ku nisa me ata që i hapën rrugë shumë përpara mundësive që ne patëm më pas. Një pjesë të mundësive ne e shfrytëzuam. Një pjesë e huqëm, në një pjesë të konsiderueshme ne bëmë çmos dhe vazhdojmë të bëjmë për të penguar njëri tjetrin.

Sot është një ditë e mirë dhe një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje që i ka mbledhur të gjithë bashkë edhe nëse do të donin ta pranonin njëri tjetrin edhe në një mëhallë në jetën e përditshme. Dy emra do të sjell në vëmendje. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK që lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot. Dhe Hashim Thaçin që është ndarë prej nesh përkohësisht me një mission që vazhdon”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.