E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Vendi plot me plehra na turpëron të gjithëve, duhet ti japim fund kësaj historie
Lajme

Rama : Vendi plot me plehra na turpëron të gjithëve, duhet ti japim fund kësaj historie

Me Një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar me deklarata duke u bërë apel qytetarëve që të ndalin ndotjen e mjedisit. Sipas kjo është një histori e cila vetëm na turpëron të gjithëve. Rama ka publikuar dhe një video sensibilizuese për pastrimin e vendit.

Postimi i Ramës
“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.