E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama vijon luftën ndaj opozitës : Zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur!
Lajme

Rama vijon luftën ndaj opozitës : Zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e quajtur zhabë, bretkosë, zhapik. Ndërsa për Sali Berishën thotë është ‘bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë’.

edi rama

Kryeministri Rama teksa foli për rindërtimin e banesave pas tërmetit tha se “opozita bëri gjithçka, bëri luftë dhe nxori njerëzit në protestë”.

“Është vetëm një pjesë e punës, sepse kanë hyrë të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, por është faza tjetër, për familjet që janë shpronësuar. U bë gjithë ajo luftë atj, ku këneta investoi të gjitha zhabat dhe bretkosat e veta. Ku bretkosat dhe zhabat u hodhën nëpër dhoma, iu futën në kuzhina dhe krevat dhe i çmenden një pjesë të miletit. I nxorën në protesta, për disa banesa që ishin Kandahar dhe nuk kishin lidhje me Tiranën dhe Evropën dhe as me apartamentet që ata do marrin.

Por këneta atë punë ka bërë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur. Zhapikët janë çmendur, por aty janë me bufin në krye që jep shpirt, por nuk heq dorë. Po ta bënim këtë mbledhje në 2013 do ta bënim me gjenerator”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.