Kryeministri Edi Rama shpërndau ditën e djeshme një video ku tregohej dhuna e protestuesve ndaj qytetarëve, ku sipas tij në Spanjë policia shpërndante me shkopinj gome qytetarët e mbledhur në rrugë.
Në fakt video ishte xhiruar në Algjeri dhe bënte fjalë për një protestë, pra nuk kishte lidhje me koronavirusin.
Kryeministri u shfajësua duke thënë se videon ia kishte dërguar një mik nga Italia, që e dinte sikur video ishte xhiruar në Spanjë.
Por ditën e sotme Rama ka bërë një tjetër ‘gabim’, pasi në videon që ka shpërndarë ku tregon qytetet e Shqipërisë që janë bosh, është shkruajtur Bulqizë, ndërsa pamja është nga qyteti i Kukësit.
Kjo është vënë re nga ndjekësit e Ramës, që i kanë komentuar duke i thënë që të rregullojë pamjet.
Të shohim këtë herë se çfarë justifikimi do të nxjerrë kryeministri.



