E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama vlerëson rektorin Sallaku dhe nuk i kursen batutat: Nuk e di më ke anë je në PD, por  të shikojmë nga e ardhmja
Publik News

Rama vlerëson rektorin Sallaku dhe nuk i kursen batutat: Nuk e di më ke anë je në PD, por të shikojmë nga e ardhmja

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat dhe vlerësimet ndaj rektorit Fatbardh Sallaku. Në ditën e bashkëpunimit të Universitetit Bujqësor me universitetet ndërkombëtare, Rama ka vlerësuar punën e rektorit, ndërsa e ka pranuar se me të më parë ka pasur përplasje sa i përket fuqizimit të këtij institucioni arsimor.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që kurrë nuk e kishte votuar.

Mes të tjerash Rama tha se në sallën ku po mbahej takimi në fjalë, ishte i vetmi pa një titull shkencor, pasi kishte bërë vetëm ciklin e studimit Bachelor.

“S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen shumë mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Një bashkëpunim shumë intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, e cila duket hap pas hapi, natyrisht në favor të universitetit, por patjetër dhe në mbështetje të një sektori jetik, i cili është në një fazë delikate të jetës së vet për shkak të domosdoshmërisë për sa më shumë dije e inovacion. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij dhe me të gjitha arsyet legjitime ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për regjistrimet në këtë universitet, apo dhe për faktin e mos hapjes së Doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si t’ia dalim më mirë dhe si të bëjmë gjënë e duhur, sepse në këndvështrimin tim s’ka se si të jetë gjë e duhur, ulja e kritereve e pranimit në universitet, apo çelja e Doktoraturave. Historia mediokre dhe banalitetit të madh që e ka përmbysur fatalitetin mes doktorëve dhe jo doktorëve në këtë vend. Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master.”, tha Rama.

Po kryeministri nuk i kurseu batutat ndaj rektorit duke i përmendur sloganin e Bashës se bashkë duhet të shohim nga e ardhmja. ” Kioska me qebab mu para syve studentëve dhe në dritare të auditorëve, nuk janë më.  Tani nuk kemi pse të qahemi për të shkuarën tani le të shikojmë nga e ardhmja, kjo është parulla e partisë së rektorit, megjithëse nuk e di se nga cila anë e partisë është rektori, po sa të zgjidhen punët e partisë, fokusohemi këtu rektor bashkë, ç’rëndësi ka që nga vijmë, rëndësi ka për të shkuar aty ku duam të shkojmë, se secili në atë pozicion mund të bëjë më shumë, prandaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”, tha Rama, i cili shoti se kanë gjetur sinergjinë e duhur të bashkëpunimit mes qeverisë dhe UB-së.

Kryeministri theksoi se ” Kam bindjen absolute që nëse e ardhmja e sistemit tonë të lartë arsimor në tërësi  ka nevojë për një kohë të konsiderueshme për të qenë një realitet i standardeve të mira ndërkombëtare, e ardhmja e këtij universiteti nuk ka nevojë për një kohë po aq të konsiderueshme për të qenë një realitet tërësisht ndryshe dhe për tu bërë një shembull kuptimplotë i transformimit në funksion të rritjes së kapacitetit të dijes së këtij vendi për fushën që mbulon me dije këtë universitet. Po krijojmë sinergjitë e duhura do të investojmë në mënyrë të posaçme për UB dhe kapacitetet akademike të këtij universiteti. Mbi këtë model do të vazhdojmë të investojmë edhe me të ardhurat tona”.

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane merr jetë një Program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian.

Ambicia e Universitetit  Bujqësor është që të gjithë asistent-lektorët e rinj të UBT, individë me vlerë të spikatur në rrugën e tyre, të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës, në Gjermani apo vende të tjera të BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.