E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zbulon kriteret për tu bërë ambasador duke ju përgjigjur Muç Nanos
Lajme

Rama zbulon kriteret për tu bërë ambasador duke ju përgjigjur Muç Nanos

“Erdhi mu shtri në zyrë që ta bëja ambasador…”

Edi Rama i është përgjigjur nga Elbasani analistit Mustafa Nano pas thirrjes që i bëri për të dhënë dorëheqjen dhe e akuzoi se është në shërbim të oligarkëve.

Rama tregoi momentet kur Nano i kërkoi ta bënte ambasador në Zvicër dhe më pas tha se e la detyrën në mes dhe tani i tregon atij se si ta bëjë detyrën.

“Ne nuk jemi të përsosur, ne nuk jemi pa gabime, po moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe më tha : Nuk kam më fuqi të merrem me këtë vend dhe të shkoj ambasador.

-Po mirë i thashë, të shohim se ç’mund të bëjmë për këtë se helbete, hajde, kemi patur shkrimtarë dhe poetë ambasadorë. Muçi i shkretë nuk ëshjtë Faik Konica po hajde. Muçi shkoi ambasador në Zvicër nuk mbajti dot një ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare. Nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëj unë detyrën dhe se si duhet ta bëjmë ne detyrën.

Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë në mëngjes, drekë dhe dakrë në zyrën time. Po ti mor Muç ça je, spiun i Sigurimit je? Ku e di ti se kush hyn në zyrën time, ku i ke parë ti?

Se ti ke qenë democrat dem baba dem. Po kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”- tha Rama gjatë takimit me socialistët e Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.