E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zbulon propozimin/ Do ndërtojmë nga një bllok ndërtesash për familjet në Ukrainë
Lajme

Rama zbulon propozimin/ Do ndërtojmë nga një bllok ndërtesash për familjet në Ukrainë

Abazoviç dhe Presidentin Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe mbështetëse për Ukrainën. Nga Kievi, kreu i qeverisë tregoi se në fillim hezitoi për të pranuar ftesën, por theksoi se ndihet i privilegjuar që ndodhet atje.

Rama deklaroi se së bashku me Zelenskyyn dhe Abazoviç, kanë rënë dakord me propozimin për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët. “Faleminderit për ftesën tuaj për të qenë këtu sot. Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin.

Si kryeministra të vendeve të NATO-s, nga vende e Ballkanit që gjendemi këtu me ju, dëshmojmë solidaritetin tonë të plotë me ju dhe popullin ukrainas. Unë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është apak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj.

Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët. BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje.

Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.