Ramadani, mesfushori më i mirë në Serie A për rimarrjet e topit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, po shkëlqen në Serinë A si një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni.
Futbollisti 28-vjeçar, i cili aktivizohet me skuadrën e Leçes, ka arritur të vendoset në krye të statistikave të rimarrjeve të topit në kampionatin italian.
Me plot 60 të rimarrje të topit, Ramadani kryeson këtë renditje me diferencë të konsiderueshme nga lojtarët e tjerë, duke treguar aftësitë e tij në mesfushë dhe rëndësinë e tij në ekipin e Leçes.

Ky sukses individual pasqyron edhe formën e tij të shkëlqyer me Kombëtaren Shqiptare, ku ai luan një rol të rëndësishëm në mesfushë.
Kujtojmë që Shqipëria do të përballet të premten me Republikën Çeke dhe të hënën me Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve. Të dyja ndeshjet do të luhen në transfertë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



