Ramar NJOFTON nga facebook për leje-daljet me makina
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër njoftim përsa i përket leje-daljeve me makinë, për këdo që i duhet të shkojë në punë.
Kreu i qeverisë sqaron se autorizimet e vjetra të marra me email nga policia e shtetit, do të vlejnë edhe për dy javët e ardhshme, pasi mund të ketë probleme në sistemin e-albania.
“Duhet të riaplikohet me terezi në e-albania”, shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës
SQARIM: TË GJITHA AUTORIZIMET E MARRA DERI TANI PËRMES E-MAILIT NGA POLICIA E SHTETIT JANË TË VLEFSHME PËR JAVËN NË VIJIM DHE GJATË JAVËS SË ARDHSHME, DUHET TË RIAPLIKOHET ME TEREZI PËRMES E-ALBANIA, PËR TË VAZHDUAR NORMALISHT JAVËN E MËPASTAJME
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


