Rama e heq Braçen nga Fieri e sjell në Tiranë
Erion Braçe, deputeti socialist nga qarku i Fierit, do të zhvendoset në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Pas një mbledhjeje të zhvilluar ditën e djeshme në Divjakë, ku kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që Braçe të mos jetë më deputet i Fierit. Ky ndryshim do të sjellë një riorganizim të angazhimit të PS-së në terren, duke i dhënë Braçes mundësinë të kontribuojë në strukturat e partisë në kryeqytet.
Me këtë lëvizje, Braçe do t’i bashkohet drejtuesve të tjerë politikë të PS-së në Tiranë, përfshirë Ogerta Manastirliun, Elisa Spiropalin, Blendi Gonxhen, Ervin Hoxhën dhe Erion Velinë. Qarku i Tiranës, ku janë gjithsej 37 mandate deputetësh, do të ketë një angazhim të përforcuar nga kjo përbërje, që synon të intensifikojë punën për zgjedhjet e ardhshme. Ky është një ndryshim i rëndësishëm për Braçen, pas shumë viteve angazhimi në qarkun e Fierit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



