Ramën e ‘shet’ edhe Soros, përmes Freedom House
Një shënim i portalit “syri.net” shkruan se edhe Sorosi po e paralajmëron Ramën ….Vendi me ekonominë më të rrënuar në Europë. Vendi ku Rama ka kapur shtetin, median, shoqërinë civile dhe me ndihmën e Sorosit edhe drejtësinë
Lexoni të plotë shënimin
Në media dhe në informacionet e mediave sociale, Freedom House përcaktohet si organizatë e lirive, por që financohet nga Soros dhe përfundimet e saj ‘kontrollohen’ sipas interesave politike të Soros.
Tashmë nuk është më ‘teori konspirative’ që Rama është një individ i sponsorizuar nga Soros për të ardhur në krye të PS dhe të qeverisë ‘socialiste’.
Edhe po të lexohen me vëmendje të gjithë raportet e Freedom House, të publikuara gjatë 20 vjetëve të fundit, vihen re këto përfundime: i) të gjithë kundërshtarët e Ramës (Nano, Berisha, Meta, dhe Basha më së fundmi) portretizohen përgjithësisht negativisht, autoritarë, të korruptuar, ish-komunistë; ii) kurse vetëm Rama dhe më tej Veliaj, paraqiten modernë, pragmatistë, simbole të ndershmërisë dhe të luftës kundër korrupsionit, ‘yje në ngjitje’, luftëtarë kundër autoritarizmit dhe keqqeverisjes; ‘modele’ të aftësisë deri në përkryerje; e tjerë e tjerë.
Kjo pasaportë ‘pozitive’ e akoduar nga Soros & Co, e shoqëruar me artikuj të paguar në median ndërkombëtare, e ka paraqitur Ramën të parin, dhe Veliajn pas tij, si ‘modelet’ që duhen ndjekur nga të gjithë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si fatin e madh që ka pasur Shqipëria me “gjetjen” e këtyre figurave, të cilave meritojnë të mbështeten për të eliminuar çdo person që i pengon në rrugën e tyre të ndritur.
Madje, s’kanë munguar as zyrtarët e lartë në Bruksel e disa ambasadorë në Tiranë, pjesë e ‘establishmentit Soros’, të sponsorizuar deri edhe me paratë e korrupsionit nga kapja e shtetit e trafiqet e drogës, të mbështesin me raporte dhe deklarata në media, këtë fat që i ka rënë Shqipërisë nga qielli apo nga zoti.
Edhe kjo ‘sjellje’ e Freedon House dhe organizatave të tjera të ngjashme me të, të sponsorizuara nga Soros, ka bërë që Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, të jetë vendi i parë në Europë për numrin e emigrantëve. Vendi i parë në Europë për kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e kokainës.
Vendi i vetëm në Europë me deputetë dhe kryetarë bashkie me rekorde të tmerrshme kriminale. Vendi i vetëm në NATO me qeverisje të interesave të korrupsionit dhe oligarkisë. Vendi me diferencat më të mëdha mes të pasurve që janë pasuruar me ritme galopante dhe më të varfërve të Europë, të varfëruar me ritmet më të shpejta gjatë 2013-2018.
Vendi me ekonominë më të rrënuar në Europë. Vendi ku Rama ka kapur shtetin, median, shoqërinë civile dhe me ndihmën e Sorosit edhe drejtësinë.
Thënë shkurt një vend i falimentuar ku askush nuk do të qëndrojë më të jetuar. Një vënd që po boshatiset. Një vend ku asnjë nuk ka më shpresë se mund të bëhet. Një vend, thënë me gjuhën e thjeshtë të popullit ku zullumi është trashur aq sa mund të këputet në cdo moment.
Pra stabiliteti i vendit është i rrezikuar rëndë. Është në prag të kolapsit. Njerëzit s’durojnë më, s’i mashtron më dot as Freedom House dhe asnjë organizatë e financuar nga Soros, madje as edhe Soros vetë.
Këtë gjë mesa duket e ka kuptuar Soros dhe po përpiqet ta bindë Ramën të largohet butësisht para se ta zërë godina brenda. Freedom House është njëri nga ndërmjetësit e Soros që po i ka dhënë sot mesazhin përmes raportin që Ramës ‘edhe i pëlqen edhe i dhëmb’.
Por fati i Ramës s’është më në dorë as të Freedom House, as të organizatave të tjera të ngjashme me të, të sponsorizuara nga Soros, madje as edhe të vetë Sorosit. As të zyrtarëve të lartë në Bruksel që janë përpjekur të maskojnë marrëzitë e tij. As të Vllahutin në Tiranë. Dhe as të ndonjë ambasadori tjetër të lidhur ngushtësisht me Soros që mund të ketë ndihmuar gjatë kohëve të fundit, për ti dhënë kontrollin e drejtësisë a për të minuar veprimet e opozitës, që ai ta kishte të lehtë të mbijetonte.
Rama është futur në spiralen e ndëshkimit dhe askush s’mundet më të ta shpëtojë, As ta ndihmojë të largohet prej saj qetësisht. Kjo, pas goditjes që ka marrë establishmenti Soros, në Uashington dhe në të gjithë planetin, është një ngjarje e sigurtë. Madje çështje ditësh dhe maksimumi javësh.
Qytetarët janë përgatitur të veprojnë. Populli e urren në ekstrem dhe pret fundin e tij të merituar./Syri.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



