Ramës edhe në tavolinën speciale të programuar i del një e papunë
Pas fjalimit të mbajtur ditën e sotme në Burrel para mbështetësve të tij, kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet me banorët e këtij qyteti.
Gjatë bashkëbisedimit me disa qytetarë, Rama i është drejtuar një vajze e cila ishte në tavolinë se çfarë pune bënte.
Vajza është shprehur se ajo është e papunë, ndërsa duket se këtë përgjigje nuk e ka pritur Rama, pas ka pyetur me habi: Pa punë?!.
Siç duket ky takimi, ndryheshe nga herët e tjera që të gjithë kur takojnë Ramën janë në punë, nuk ka qenë i programuar nga stafi i tij.
Edhe pse kreu i qeverisë pretendon se në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme punësimi, megjithatë shifrat dhe realiteti flasin ndryshe.
Për më tepër ndiqni videon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


