E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramës i ”zënë pritë” para Asamblesë, qytetarët kërkojnë “peshqit”
Lajme

Ramës i ”zënë pritë” para Asamblesë, qytetarët kërkojnë “peshqit”

Të rinjtë e PD-së kanë vendosur që ti zënë pritë sot kryeministrit Rama teksa ka qenë duke shkuar në kompleksin ku u zhvillua mbledhja e socialistëve.

Me peshq simbolikë me fytyrat e ministrave dhe jo vetëm të rinjtë I kanë lëshuar një mesazh të fortë Ramës.

Një nga të rinjtë, Halit Valteti tha se u doli goxha mirë peshkimi. Ai theksoi se ata po protestojnë për ti rikujtuar Ramës dhe shqiptarëve se kush janë peshqit e mëdhenj.

Për këtë protestë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke mos e kursyer ironinë.

“Vendi më i mirë për të gjuatur peshk të madh, Asambleja e PS! Çuna të zgjuar këta, shkojnë për gjueti pa lodhje, atje ku ka plot!”- shkruan ai, duke postuar ne faqen e tij ne FB edhe foto nga peshkimi.

Edhe pse Janari ka ardhur asgjë e re nuk po duket në horizontin e drejtësisë. Mesa duket fjala e ambasadorit amerikan për peshqit e mëshenj ka rënë në vesh të shurdhët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.