Rama po tenton të kontrollojë SPAK-un, ndërkombëtarët të shqetësuar
Ndërkombëtarët janë të shqetësuar nga deklaratat e fundit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ndaj SPAK-ut
Lindita Nikolla në mbledhjen informale që kryeministri zhvilloi në Shëngjin në datat 9 dhe 10 janar me ministrat e tij dhe me disa nga drejtuesit politikë, theksoi se parlamenti duhet të kontrollojë SPAK-un dhe se duhet të gjendet një mënyrë që këtij institucioni t’i vendosen frena.
Nikolla ka insituar para Ramés në mbledhje me socialistët se duhet patjetër një kontroll parlamentar mbi SPAK-un dhe institucionet e tjera të pavarura.
Bledi Çuçi më datën me 15 janar ka postuar në “Facebook”, një reagim për mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të PS-së, ndër të tjera dhe idenë për të gjetur mekanizmat e kontrollit mbi institucionet e pavaruara në kuadër të integrimit në BE.

Postimi i Bledi Çuçit më 15 janar në Facebook
Mesa duket Çuçi kërkon që të zbatohet skema e kontrollit mbi SPAK-un dhe kërkon të gjejë shpikje se ky institucion mund të kontrollohet nga një Komision i Përkohshëm Parlamentar.
Për këtë komision sigurisht që është gjetur edhe “vullnetari i Enverit”, i cili është i gatshëm të bëjë kamikazin për të luftuar me institucionet e drejtësisë së re.
Për këto janë alarmuar trupat diplomatike.
Dje, nëpërmjet dy deklaratave të njëpasnjëshme, një nga ambasada gjermane në Tiranë dhe ambasada e BE-së, i kanë qëndruar përballë qeverisë, duke thënë se Altin Dumani dhe SPAK-u kanë mbështetjen e të gjithë zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të insitucioneve diplomatike në Tiranë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Pra, një përgjigje e drejtpërdrejtë pas deklaratave të Lindita Nikollës, Bledi Çuçit dhe qëndrimeve të mbajtura së fundmi nga kryeministri Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



