“Range Rover-i” përplas vajzën që po ecte në këmbë, ndodhet në gjendje të rëndë
Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën hyrëse të Sarandës, në lagjen numër 1. Mjeti tip “Range Rover ka përplasur një vajzë, e cila ka qenë duke ecur në këmbë.
Mësohet se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet në spital. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



