Raporti i FMN/ Basha: Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, taksimi i sheshtë do rrisë ekonominë
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.
Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se “Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.
Sipas Bashës, raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.
Ai deklaron se taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse.
Postimi i plotë:
“Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.
Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



