E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i KE-së: Qeveria e Parlamenti sulmuan SPAK-un e GJKKO-në për imunitetin e Ballukut
Lajme

Raporti i KE-së: Qeveria e Parlamenti sulmuan SPAK-un e GJKKO-në për imunitetin e Ballukut

Është publikuar raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 mbi funksionimin dhe zbatimin e ligjit dhe institucioneve të drejtësisë në vend.

Raporti vëren përplasjet mes kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste me SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme lidhur me imunitetin e ish.zv/kryeministres Balluku.

Ai thekson se kërkesa e SPAK çoi në reagime negative nga qeveria e shumica socialiste, përfshirë sulme ndaj SPAK-ut dhe instituicioneve të drejtësisë.

“Pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e SPAK-ut në përputhje me dispozitat në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, si dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore” – vëren raporti.

Ndërsa vëren arritje e përmirësimie, raporti vëren se Policia e Shtetit është ende e prekshme nga korrupsioni. Në dokument theksohet se ka ende përpjekje për presion ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulme personale ndaj magjistratëve.

“Edhe pse sistemi gjyqësor mbetet rezistent, vazhduan përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. Sfidat e identifikuara më parë në kryerjen në kohë dhe me cilësi të vlerësimit të gjyqtarëve mbeten ende. Cilësia e përgjithshme e trajnimit gjyqësor është përmirësuar dhe stoku i çështjeve është reduktuar pjesërisht, ndërsa funksionalizimi i plotë i një sistemi modern të integruar elektronik për menaxhimin e çështjeve mbetet ende për t’u arritur, përfshirë planin e mirëmbajtjes dhe trajnimet” – thuhet në raport.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke ndërtuar një bilanc të qëndrueshëm hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh. Kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit është përmirësuar, por bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët. Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme në Policinë e Shtetit, në prokurimet publike dhe në sektorë me rrezik të lartë, për të cilët Shqipëria po zbaton aktualisht vlerësime të rrezikut” – thekson më tej raporti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.