E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti/Freedom House, Shqipëria vend pjesërisht i lirë
Publik News

Raporti/Freedom House, Shqipëria vend pjesërisht i lirë

Organizata  Freedom House e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Kosovën, Moaqedoninë, Bosnjën dhe Malin e Zi.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit, Koracia, Serbia, por edhe fqinjë i Shqipërisë Greqia rendin krah vendeve të lira.

Sipas raportit të publikuar nga Freedom House me titull “Liria në Botë 2018”, 45 % e vendeve janë të lira, 30 % pjesërisht të lira dhe 25 % jo të lira.

Mes vendeve që organizata i konsideron jo të lira bën pjesë Turqia por edhe Rusai.

Mes të tjerave në raport thuhet se demokracia në vitin 2017 u përball me krizën më serioze në dekadën e fundit, pasi janë shkelur dhe sulmuar parimet themelore të saj si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoritetet, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës Freedom House.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.