E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rasri Logu dhe një shembull tjetër i ligjit penal bolshevik
Lajme

Ylli Manjani

Nuk e di se si konkretisht janë rrethanat që kanë çuar në arrestin shtëpiak të avokatit Logu, por dukshëm më vjen ndërmend shprehja ” kur s’ke punë luan derën”.

Se mirë avokati na paska ndikuar në mënyrë të paligjshme (llogjikë bolshevike juridike kjo që gjendet e shkruar në Kodin Penal) po i ndikuari ku është?!

Pse nuk është arrestuar “i ndikuari”?!

Kush të bën gjëmën ai që vendos për ty, apo ai që përpiqet qoftë dhe me ndikim?

Por çështjen dua të vijoj ta shtroj në koncept.

Çdo me thënë “ndikim”?! E gjithë jeta politike fjala vjen bazohet tek ndikimi. Jeta profesionale gjithashtu. Përpjekja për ndikim është pjesë e jetës së përditshme, si mund të kriminalizohet në këtë farë feje?!

Në gjithë botën perëndimore gjykatësit prokurorët e avokatët takohen formalisht dhe bisedojnë profesionalisht për çështjen. E gjithë përpjekja e avokatëve dhe prokurorëve për të ndikuar me argumentet e tyre është legjitime. Këtu tek ne quhet krim.

Kujdes, nëse ka takime private ku ndahen para është korrupsion dhe si e tillë është e dënueshme. Por të quash ndikimin, punën e përditshme krim, është në vetevete krim.

Pastaj llogjika që ai që të bën gjëmën quhet “i ndikuari” , gjynahu dmth dhe, ai që ska asgjë në dorë quhet ndikues i paligjshëm madje, në çfarë arsyeje rri?!

Për të qeshur e për të qarë. Po edhe te kodi i ri penal kështu është. Xhelati quhet viktimë, ndërsa hallexhiu xhelat!!!

Ndërkohë që ndikimi quhet krim, ndërsa vendimi i padrejtë quhet ligj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.