Rasti i posterit të Belind Këlliçit me gishtin dhe “dënimi” nga Komuniteti Mysliman
Jona Dusha
Posteri i kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, nuk u prit mirë nga shumë organizata dhe grupe shoqërore, duke shkaktuar reagime publike pro dhe kundër. Disa organizata e akuzuan për mungesë etike në fushatë nga koalicioni që përfaqësonte kandidatin. Reagimet e kishin kryesisht origjinën tek mbështetësit e kandidatit të majtë, Erion Veliaj. Në posterat që ai vendosi përpara qytetarëve të Tiranës, si edhe në postimet në profilin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi postoi dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit. Mesazhi i Këlliçit ishte që të tregonte korrupsionin me gishtin e mesit, por disa kritikë dhe kundërshtarë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore nuk e vlerësuan atë si mënyrën e duhur.

Një ndikim të madh në fushatë do të kishte edhe një deklaratë nga Komuniteti Mysliman, pasi shumica e zgjedhësve në Tiranë janë të besimit musliman. Profili me emrin “Xhamitë e Tiranës” publikoi një deklaratë në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar, që dënonte dhe e konsideronte joetike këtë poster të kandidatit demokrat Belind Këlliçi.
Por si qendron e verteta e deklarates nga KMSH?
Një reagim i tillë publik, që dënonte mungesën e etikës së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” u publikua në rrjetin social Facebook në 25 prill nga profili “Xhamitë e Tiranës”.
“I bëjmë thirrje kandidatit të marrë vesh se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar të sjelljes nga kandidatët në zgjedhje. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve”, thuhej ndër të tjera në thirrjen e publikuar.
Brenda një kohe të shkurtër, deklarata u publikua në dhjetra media online, duke u interpretuar si një reagim zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
“Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit”, shkruan gazetatema.net në artikullin ku ka publikuar të plotë reagimin e faqes “Xhamitë e Tiranës”.
Lajmi është shpërndarë në shumë media të tjera online në të njëjtin formë, në disa duke e përsëritur emërtimin “Komuniteti Mysliman”, që natyrshëm i shtyn lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një qëndrim të strukturës së njohur ligjërisht nga shteti shqiptar si përfaqësuese e besimtarëve myslimanë.
*mediat online që kan shpërndarë në rrjetin social Facebook lajmin për Xhamitë e Tiranës
Pas disa reagimeve publike, të nesërmen e publikimit të lajmin, profili në rrjetin social Facebook nga ku u shpërnda reagimi u mbyll. Gjithashtu, duke kërkuar më tej në një faqe në web me këtë emër https://xhamitetiranes.com/ konstatohet se informacionet, kryesisht të lidhura me besimin islam, nuk janë përditësuar prej të paktën dy vitesh. Publikimi i fundit daton në 24 Dhjetor 2021, si duket edhe në imazhin më poshtë.
*faqja kryesore në rrjet e xhamiteetiranes.com në datën 3 maj 2023
Nisur nga mungesa e informacionit publik mbi këtë faqe, apo informacionit të ofruar nga vetë faqja mbi personat që e menaxhojnë atë, “Faktoje” iu drejtua Komunitetit Mysliman Shqiptar, për ta pyetur për lidhjen mes të dyjave.
Në përgjigjen drejtuar “Faktoje” në 28 prill, KMSH përgënjeshtron lidhjen çdo lidhje të mundshme me këtë deklaratë.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgënjeshtron çdo lajm të rremë apo qëndrim nga çdo individ apo faqe në rrjetet sociale që nuk është në pronësi të KMSH.
Institucioni jonë përfaqëson të gjithë besimtarët pa dallime apo preferenca partiake e politike. Ne kemi qenë dhe jemi neutralë në çdo proces elektoral që zhvillohet në Republikën e Shqipërisë, Kushtetuta e së cilës përcakton qartë rolin e institucionit tonë”, thekson KMSH në përgjigjen e saj.
Në vijim të përgjigjes, KMSH liston edhe faqet zyrtare të këtij institucioni si më poshtë:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Facebook
Myftinia e Tiranës – Facebook
Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë – Facebook
Lauren Luli, Myftiu i Tiranës – Facebook
Nisur nga informacionet e gjetura në rrjet dhe reagimi zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, lajmi i ndarë gjerësisht në mediat online vlerësohet si i pasaktë.
Lajmi është shpërndarë në shumë media të tjera online në të njëjtin formë, në disa duke e përsëritur emërtimin “Komuniteti Mysliman”, që natyrshëm i shtyn lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një qëndrim të strukturës së njohur ligjërisht nga shteti shqiptar si përfaqësuese e besimtarëve myslimanë.




Pas disa reagimeve publike, të nesërmen e publikimit të lajmin, profili në rrjetin social Facebook nga ku u shpërnda reagimi u mbyll. Gjithashtu, duke kërkuar më tej në një faqe në web me këtë emër https://xhamitetiranes.com/ konstatohet se informacionet, kryesisht të lidhura me besimin islam, nuk janë përditësuar prej të paktën dy vitesh. Publikimi i fundit daton në 24 Dhjetor 2021, si duket edhe në imazhin më poshtë.

Nisur nga mungesa e informacionit publik mbi këtë faqe, apo informacionit të ofruar nga vetë faqja mbi personat që e menaxhojnë atë, vete Komuniteti Mysliman Shqiptar, përgënjeshtroi disa ditë më vonë lidhjet me këtë deklaratë duke mohuar lidhjen me web-in dhe profilin “Xhamite e Tiranës në rrjetet sociale.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përgënjeshtron çdo lajm të rremë apo qëndrim nga çdo individ apo faqe në rrjetet sociale që nuk është në pronësi të KMSH.
Institucioni jonë përfaqëson të gjithë besimtarët pa dallime apo preferenca partiake e politike. Ne kemi qenë dhe jemi neutralë në çdo proces elektoral që zhvillohet në Republikën e Shqipërisë, Kushtetuta e së cilës përcakton qartë rolin e institucionit tonë”, thekson KMSH në përgjigjen e saj.
Në vijim të përgjigjes, KMSH liston edhe faqet zyrtare të këtij institucioni si më poshtë:
- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Facebook
- Myftinia e Tiranës – Facebook
- Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë – Facebook
- Lauren Luli, Myftiu i Tiranës – Facebook
Reagimi zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqipta konfirmon saktë se lajmi i ndarë gjerësisht në mediat online ishte i pasaktë dhe i sajuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



