E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rasti i rëndë i braktisjes së foshnjës, reagon Balla: Prindërit e papërgjegjshëm të vendosen para drejtësisë!
Lajme

Rasti i rëndë i braktisjes së foshnjës, reagon Balla: Prindërit e papërgjegjshëm të vendosen para drejtësisë!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të gjetjes së foshnjës së braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë.

Balla shkruan se, foshnja po lufton për jetën dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ndërsa kërkon që prindërit të vihen para përgjegjësisë.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, shkruan Balla.

Kujtojmë se pak më herët është ndaluar  nëna e foshnjës, një 29-vjeçare nga Pgradeci me iniciale E. I.

Ndërkohë, mësohet se aktualisht ajo po merret në pyetje nga policia për të dhënë shpjegime per ngjarjen.

Kujtojmë se foshnja u gjet paraditen e sotme, nga një banor i zonës i cili kishte dëgjuar të qarat.

Foshnja, e cila u dërgua menjëherë në spital, u gjet e mbështjellë me një batanije në një divan të vjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.