E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rasti “Xhisiela” dhe letra e Nuhut/ Meta: Nuk kam besuar që mund të kenë ndodhur ato çështje…​
Lajme

Rasti “Xhisiela” dhe letra e Nuhut/ Meta: Nuk kam besuar që mund të kenë ndodhur ato çështje…​

Presidenti Ilir Meta ka folur për çështjen “Xhisiela” dhe letrën e Emiljano Nuhut dërguar Drejtorit të Policisë dhe për dijeni të drejtuesve të shtetit, ku spjegonte se ishte kërcënuar.   

“Unë jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë se sa kohë do të jem në këtë pozitë nuk do të favorizoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim”, tha Meta. Meta

 

 

“Për rastin konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm”, tha Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje, kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepruar me akuza politike. Ajo që unë do të nënvizoja, përveç rëndësisë që Prokuroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin hapat dhe të sqarojnë momentet e kësaj odiseje, në mënyrë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jenë të bashkuar për të ndriçuar këtë cështje në interes të së vërtetës”, vijoi Presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.