Reagimi Ahmetaj: Merruni me fondet e inceneratorëve, jo me 1.8 mln eurot imagjinare
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reagoi për kontrollet që janë ushtruar sot nga SPAK dhe BKH në banesat e familjarëve të tij. Ai tha se kjo ishte reprezalja e radhës ndaj familjes së tij.
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka përgenjeshtruar lajmin se bashkëjetuesja e tij transferoi 1.8 milionë euro në Zvicër.
Lajmi fillimisht u publikua nga portali Alfapress nga gazetari Poli Hoxha dhe me pas u raportua nga disa media. Por përmes një postimi në faqen e tij në facebook, Ahmetaj shkruan se këto lajme të paverteta dirigjohen nga spin doctorët, që janë njëkohësisht dhe kontakte inceneratorësh.
Ndonese ish zv/kryeministri nuk përmend emra konkrete, statusi duket qartazi një shigjetim ndaj Endri Fugës, drejtorit të komunikimit të kryeministrit Edi Rama.
Statusi i plote i Ahmetaj
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake bews e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve.
“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…
Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …,”shkruan Ahmetaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



