E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i Ahmetajt :Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë!
Lajme

Reagimi i Ahmetajt :Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë!

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë per Opinion, pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij dhe kontrollin e shtëpisë. Në një mesazh për një emision televiziv, Ahmetaj ka mohuar cdo akuzë që është ngritur ndaj tij duke thënë se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën.

“Do dal kur ju te lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohe ka qen njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë  pronar i asaj pronë që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju te bëni pyetje te vërtete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me proceduren.Atëherë do dal. Do dal kur t lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq më tepër në opozitë”, shkroi Ahmetaj në mesazh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.