E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i  deputetit: Në Durrës shkarkohet anija me 9,600 tonë grurë rus, ndërkohë  gruri vendas mblidhet me 20 lekë/kg
Lajme

Reagimi i deputetit: Në Durrës shkarkohet anija me 9,600 tonë grurë rus, ndërkohë gruri vendas mblidhet me 20 lekë/kg

SI MUND T’JA BËNI BUJQVE KËTË?!

E VËRTETA – TANI JENI TË MËDHENJ E ME PARA SHUMË, POR ORIGJINËN E KENI NË FSHAT MOR; SI MUND T’JA BËNI NJERËZVE TUAJ KËTË, SI?

Katër orë më parë, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar në profilet e tij se është shkarkuar grurë duke përdorur hinkat në port.

Pyes dhe mësoj se janë shkarkuar dy anije; të dyja të ngarkuara në portet e Detit Azov, pra origjina e grurit është Rusia; sasia diku tek 9,600 tonë, çmimi CIF DR 260$/ton; është vendosur në regjimin e magazinës doganore e do zhdoganohet sasi pas sasie me çmim burse.

Kush është, do pyesni ju; është njeri nga të pestët, më i madhi i tyre që kanë kthyer në kartel rrjetin e tyre të importit të grurit, miellit prej tij!

Po mirë, të kesh këtu në vend, grurë me tonelata të tëra nga vjet e grurë të ri nga ky vit, ta lësh pa mbledhur edhe me çmimin qesharak 20 lekë/kg dhe të shkosh e të blesh grurë në Rusi?!

ÇFARË ËSHTË? TRADHËTI E RËNDË PËR BUJKUN VENDAS, PRODHIMIN E TIJ!

Nuk di, nuk kam fjalë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.