Reagimi i Komisioni Europian për miratimin e paketës së ligjit për median
Reagimi
“Përgjigja e Komisionit Evropian lidhur me pyetjet e mediave shqiptare në lidhje me miratimin e paketës së ligjit për median: Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për mediat, ka dhënë komente dhe shprehu shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit.
Komisioni u ka kërkuar autoriteteve të marrin parasysh komentet e bëra nga OSBE-ja dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuar përmes fondeve të BE-së, për të siguruar përputhjen me standardet evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.
Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e fushës së rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizuale në internet, promovimin e vetë-rregullimit në vend, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së mediave …
… Pronësia në vend. Komisionet përkatëse në Parlament mbrëmë kanë miratuar një draft të rishikuar të paketës. Sidoqoftë, ky draft nuk merr përsipër disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu na shqetëson akoma.
Është e rëndësishme që të gjitha ato rekomandime – të përsëritura sot nga Komisioneria i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren në konsideratë të duhur para miratimit përfundimtar të ligjit”, shkruan në Tëitter Komisioni Europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



