E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i Metës: Dihet se si është sjellë Edi Rama me femrat
Publik News

Reagimi i Metës: Dihet se si është sjellë Edi Rama me femrat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje që gratë dhe vajzat të ruhen nga harbutëria e Metës dhe Berishës.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se për të nuk është ankuar asnjë gazetare dhe të gjithë e dinë se sa i durueshëm është.

Po ashtu ai shtoi se ‘dihet se si Rama i ka marrëdhëniet me femrat’.

“Nuk është ankuar ndonjë gazetare për prekje me dorë nga Ilir Meta dhe përkundrazi ju e dini sa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë me të gjitha ju dhe e dini kush bën presione ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyra e propagandës më përpara apo pronarët e mediave të detyruar nga presionet, një pjese e tyre janë detyruar të anashkalojnë pyetjet provokuese”.

“Sigurisht mund të ketë vend për përmirësime në sjellje me gratë, vajzave, nënave, do të bëjmë më të mirën për këtë drejtim. Por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person, kur dihet se si është sjellë me to, është qesharake’.

“Ka një përpjekje të një plani të tij për të vënë dorë në zgjedhje. Por kjo histori ka marrë fund, Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të lira. Nuk ka sondazh të blerë dhe plan djallëzor dhe monstruoz që deformoi vullnetin e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm sa i përket ndryshimit. Në themelet e pluralizmit politik është vota e barabartë, nga presidenti në qytetarin më të thjeshtë që jeton nga Vermoshi në Konispol”, tha Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.