Reagimi i Ramës, Çuçit dhe Nikollës për sulmin me armë ndaj TCH: Duhet përgjigje e qartë nga agjencitë ligjzbatuese
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmit me armë në drejtim të Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i sigurisë.
Më anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e një personi kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Rama.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës, ku persona ende të paidentifikuar qelluan ne drejtim te zyrave te Top Channel, kur per pasoje u vra roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.
Ka reaguar edhe Lindita Nikolla. Nikolla thotë se kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.
Kryeparlamentarja thotë se kjo është një ngjarje kriminale dhe duhet të zbardhet sa më shpejt.
Në një reagim në Twitter, Çuçi thekson se policia po punon “për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.
POSTIMI I PLOTE
Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar
@topchanneltv
Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



