E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i Stresit për viktimën që u vra nga shoku: E lanë 30 min pa e çuar në spital, po mblidhnin gëzhojat
Publik News

Reagimi i Stresit për viktimën që u vra nga shoku: E lanë 30 min pa e çuar në spital, po mblidhnin gëzhojat

Vrasja 27-vjeçarit Mehmet Qema nga shoku i tij, Marjus Dema tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së hënës.

I riu u qëllua aksidentalisht ndërsa ishte ulur jashtë një lokal së bashku me 5 miq të tjerë të tij.

Marjus Dema autori
Autori

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plumbit të marrë në gjoks nga një distancë e shkurtër.

Pas ngjarjes së rëndë, shokët e 27-vjeçarit dhe autori i dyshuar i krimit u fshehën, për tu vetëdorëzuar më pas në polici.

Në një intervistë për “Me zemër të hapur” në “News 24”, shoku i të ndjerit, Egli Cekrezi  tha se Dema përjetoi gjendje shoku dhe tentoi vetëvrasjen pas krimit, si edhe hodhi akuza ndaj mjekëve të Urgjencës në QSUT, duke pretenduar se 28-vjeçari ka shkuar i gjallë në spital por mjekët nuk e kanë prekur me dorë.

Instastory e Stresit

Pas deklaratave të tij, ka reaguar reperi i njohur Stresi, i cili në një postim në Instagram tha se faji është nuk është i shtetit por i shoqërisë së Mehmet Qemës.

Ai shkroi se shokët e lanë viktimën gati 30 minuta pa e dërguar në spital pasi po mblidhnin gëzhojat.

Stresi

Stresi tha se të rinjtë duhet ta kishin dërguar shokun e tyre tek Trauma, por zgjodhën ta nisnin drejt QSUT-së, pasi aty sipas tij, nuk kishte policë.

“I bëj thirrje të gjithë mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht.

Po, është e vërtetë por fajin s’e ka shteti, por shoqëria që e lanë 30 minuta pa e dërguar në spital … sepse mblodhën gëzhojën. Pse u gjet pistoleta e hedhur?

Ndërkohë që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- shkoi reperi në InstaStory, status të cilin e fshiu më vonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.