E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ashpër  Ergys Mërtiri: Nuk mund t’ia lejoj vetes të zbres në pusetat e një gazetarie të tillë
Publik News

Reagon ashpër Ergys Mërtiri: Nuk mund t’ia lejoj vetes të zbres në pusetat e një gazetarie të tillë

Faqja e Habjon Hasanit, Hashtag.al ka shkruar per mua se jam pjese e nje komploti, te organizuar nga Lulzim Basha dhe Desada Metaj, per te sulmuar armiqte e Kryetarit te PD-se, ne nje rrjet te organizuar qe do te beje propagande me mjete formale dhe informale, deri tek profilet dhe portalet false. Per kete madje une, bashke me dy miq te tjere te mi, paskemi marre premtimin per tu bere deputete.

Nuk dua fare t’i pergjigjem kesaj pocaqie, sepse nuk mund t’ia lejoj vetes te zbres ne pusetat e gazetarie te tille. Dua vetem te siguroj miqte e mi dhe ata qe me njohin e respektojne se kjo eshte thjesht nje fantazi dylekshe. Nuk jam i perfshire ne asnje grup apo angazhim ne PD, dhe as kam kerkuar apo marre ndonjehere premtime per tu bere deputet, madje as qe kam ambicie te tilla. Nuk e di se cili eshte skuthi qe fshihet duke gjuajtur nga pas ferre dhe nuk e di as se cilat jane qellimet e tij. Di te them vetem se nuk kam asgje per te fshehur dhe se do te vazhdoj te them e shkruaj gjithmone vetem ate qe mendoj.

Nuk eshte se me bejne fort pershtypje idiotesira te tilla, madje edhe me argetojne. Reagimin e bera, kur pashe se njerez qe me respektojne shpreheshin te kenaqur per lajmin duke me uruar per kete. Nga ky aspekt, shpifesit me kane ndihmuar, te pakten, te zbuloj se gezokam nje vleresim me te madh se c’e mendoja, gje me ben te ndjehem mire! :

http://publiktv.live/lulzim-basha-ben-desada-metajn-numrin-2-te-pd-se/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.