E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Balla pas zbulimit  të  bazës së armatimeve në Sukth : Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje
Lajme

Reagon Balla pas zbulimit të bazës së armatimeve në Sukth : Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin ku u zbulua një qendër armatimesh në Sukth, të cilat dyshoheshin se përdoreshin për furnizimin me armë të grupeve kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Ai ka shkruar se goditja e rrjeteve të tilla që furnizojnë grupet kriminale, është detyra kryesore e bluve.

Postimi:
🇦🇱 Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore👮👮‍♀️🚔 Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë👍

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.