E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Basha: Nuk ka asgjë të re, të gjithë e dimë se pa lejen e “bablokut” nuk lëviz asgjë
Publik News

Reagon Basha: Nuk ka asgjë të re, të gjithë e dimë se pa lejen e “bablokut” nuk lëviz asgjë

Në një postim në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se asgjë nuk është e re në gjithë këtë histori, pasi të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen e kryeministrit Edi Rama.

“Tahiri? Bodigardet e Tahirit?  What’s new???????Te gjithe e dine se asgje nuk levizte e nuk leviz pa lejen e bablokut!!! Te gjithë”, shkruan Basha.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku, janë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar për këta të fundit urdhër-arrest.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë vënë në pranga 38 persona dhe janë sekuestruar mijëra euro pasuri, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, por edhe një prokukuror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.