Reagon blogerja 24-vjeçare pas publikimit të videos ku dhunohej nga motrat Berisha
Klea Prenga, blogerja 24-vjeçare që u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka 🎥publikuar dje në llogarinë e saj në Instagram videon e dhunës, duke bërë edhe një reagim ndaj ngjarjes së rëndë:
“Të dashur miq! Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndanë sot. Ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur, nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse, fundërrina, që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron”, u shpreh ajo.
“Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japë. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj; ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkojë në vendin e duhur. Faleminderit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



