Reagon dhe Lul Berisha nga arratia: Nuk kam qenë në Shqipëri atë ditë, SPAK të më gjejë provat
Pasi SPAK lëshoi urdhër-arrestin për të, si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ka reaguar edhe Lulzim Berisha.
Në një mesazh për Balkanweb, Lul Berisha shprehet se është i hapur për drejtësinë, ndërsa shton se sulmi ndaj tij është për qëllime politike.
Ai është shprehur se në momentin e vrasjes së Klodian Saliut ka qenë për kurim në Turqi dhe këtë fakt ia ka bërë të ditur Krimeve të Rënda.
Vrasjen e Vajdin Lamajt ai e ka mohuar kategorikisht, ndërsa kërkon nga SPAK që t’i vërë përpara prova, pasi po fut në hasmëri persona të ndryshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



