E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon gazetari Milaim Zeka, për videon virale duke sharë banoren e Big Brother
Lajme

Reagon gazetari Milaim Zeka, për videon virale duke sharë banoren e Big Brother

Një video është bërë virale kudo nëpër rrjet, ku Milaim Zeka shfaqet duke ofenduar një prej banoreve të shtëpisë së “BBVK”. Duke qenë se kjo video ka marrë vëmendjen e një audience të gjerë, Milaim Zeka ka bërë një reagim “të ashpër” në rrjete sociale teksa pretendon se është një video e montuar me sharje që ai i ka thënë kohë më parë!

“Sot ka qarkulluar një video nëpër media, ku dal se unë po shaj një prej banoreve.

Dua të sqaroj se kjo video është montazh i pastër dhe pjesë e një serie montazhesh që po bëhet për disa klikime më shumë.

Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me një sharje që unë e kam bërë moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë dikush do të marrë vëmendje.

Po më vjen keq që po keqpërdoret emri im dhe zëri im, për të dhënë mesazhe që nuk i kam thënë dhe po ju tregoj se nuk e kam ndër mend të shaj kërkënd prej banorëve.

Edhe pse unë njihem për provokimet që bëj dhe humorin që kam, nuk e kam asnjëherë me qëllim t’i denigroj figurën dikujt, e aq më pak të një femre që i respektoj deri tek Zoti.

Me këtë çështje po merren edhe institucionet e drejtësisë dhe policia”, shkroi gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.