E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Komisioni i Rithemelimit për mbledhjen e deputetëve: Deputetët ta injorojnë, s’ka më asnjë autoritet
Lajme

Reagon Komisioni i Rithemelimit për mbledhjen e deputetëve: Deputetët ta injorojnë, s’ka më asnjë autoritet

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar në një konferencë shtypi pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 17:00 mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Sipas Floriana Garos, Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.

Deklarata e Floriana Garos: 

Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga cdo detyrë nga Kuvendi Kombetar i 30 prillit, deputeti Albieaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.

Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij.

Alibej e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përdaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.

Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.

Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.