E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon kryebashkiaku i Dibrës/ Rama: Ja e vërteta mbi tenderat dhe kriteret që ndiqen…
Lajme

Reagon kryebashkiaku i Dibrës/ Rama: Ja e vërteta mbi tenderat dhe kriteret që ndiqen…

Kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, ka reaguar në lidhje me një denoncim të kryer një ditë më parë në emisionin “Stop” në Tv Klan, në lidhje me tenderat e kryera nga kjo bashki.

Përmes një deklarate Rama sqaron se Bashkia Dibër ka një buxhet të kufizuar, ndaj përpiqet që ta shpënzojë me kujdes.

“Përzgjedhja dhe skualifikimi i firmave në proceset tenderuese bëhet në bazë jo vetëm të ofertës por edhe të kapaciteteve të këtyre firmave. Padyshim që kapacitetet e firmave garantojnë shtrimin dhe përfundimin e një rruge apo projekti deri në fund me standartet e kërkuara.  Punët publike janë prioriteti i Bashkisë tonë e si rrjedhojë jo gjithmonë i bën ai që ofron më lirë por edhe ai që ka aftësine për ti përfunduar ashtu sic duhet”, thuhet në reagim.

Reagimi i Kryebashkiakut të Dibrës

Sqarim i opinionit publik, në vecanti qytetarëve të Bashkisë Dibër. Dua tju tregoj atë që unë dhe kolegët e mi gjykojnë se është e vërtetë rreth asaj ç’ka u tha në emisionin e mbrëmshem “STOP” në TV Klan.

Jemi një Bashki me buxhet shumë ekonomik dhe për këtë arsye përpiqemi ta shpenzojmë atë me kujdes e ku ka më tepër nevojë në komunitet.

Përzgjedhja dhe skualifikimi i firmave në proceset tenderuese bëhet në bazë jo vetëm të ofertës por edhe të kapaciteteve të këtyre firmave. Padyshim që kapacitetet e firmave garantojnë shtrimin dhe përfundimin e një rruge apo projekti deri në fund me standartet e kërkuara.  Punët publike janë prioriteti i Bashkisë tonë e si rrjedhojë jo gjithmonë i bën ai që ofron më lirë por edhe ai që ka aftësine për ti përfunduar ashtu sic duhet.  Po ju kujtojë miqeve të “STOP-it” një shprehje Angleze duke ju pergjigjur me të njëjtën monedhë (humor) << Blej shtrenjtë se jam i varfër >>.

Unë personalisht jam një teleshikues i rregullt i emisionit në fjalë pasi besoj shume tek gazetaria investigative dhe kënaqem me stilin dhe humorin e hollë që përdoret. Megjithatë nuk duhet lënë që stili të ndryshojë kontekstin.

Jam i hapur për çdo hetim të mëtejshëm të çështjes nga çfarëdolloj institucioni, vetëm një verejtje do kisha, që të njoftohemi më parë që t’ju presim ashtu si Dibrani e ka zakon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.