Reagon ministri Bushati: Pse votuam kundër SHBA
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka sqaruar per here te pare voten e Shqiperise ne OKB, kunder propozimit te Presidentit Donald Trump per te njohur Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit.
“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet ne njoftimin e MPJ.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka votuar sot me 128 vota pro dhe 9 kundër për të rrëzuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Mes vendeve që kanë votuar kundër SHBA është edhe Shqipëria.
Sic raporton “The Guardian”, vetëm nëntë shtete, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, votuan kundër rezolutës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



