Reagon presidenti Meta: Dënojmë sjelljen jo profesionale
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku disa policë të policisë bashkiake Tiranë largojnë me forcë një të moshuar, e cila tregtonte produkte bujqësore.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se dënon me forcë sjelljen jo profesionale të tyre, kundrejt një shitëseje ambulante.
Presidenti i bën thirrje bashkisë Tiranë që të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit. Sipas tij, urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia.
“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.
I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.
Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Presidentit Meta.
https://www.instagram.com/p/CRQ6Wj6DQc0/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




