E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Rama: Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska, ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve prej atyre që s’pyesin për Amerikën
Publik News

Reagon Rama: Çudi! Qeveria gjermane e mbështeska, ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve prej atyre që s’pyesin për Amerikën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar  lidhur me projektin e “Open Balkan” ku janë përfshirë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pas qëndrimit të Berlinit zyrtar pro iniciativës rajonale. “”Çudi”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën”, shprehet Rama në një postim në “Twitter”.

Reagimi i Edi Ramës vjen pas  deklaratës nga qeveria gjermane, e cila tha sot për mediat e Kosovës se e mbështet iniciativën e re në rajon “Open Balkan”. Më herët Berlini zyrtar deklaroi se “çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS 

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.