Reagon Rezart Veleshnja: Ja si është e vërteta e arrestimit tim
Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit për mashtrimin, ka reaguar përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Ai ka dhënë versionin e tij sesi qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.
Veleshnja pohoi që e ka përdorur makinën, që sipas tij kishte qenë e humbur, por që sot është gjetur pronari i saj. Ai tha se makinën nuk e ka më, duke u shprehur se “e kam hequr”.
“Ju përshëndes nga Pogradeci. Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë dhe ai automjeti kishte humbur ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq, s’ka asnjë gjë këtu. Jo u arrestua, jo u bë, turp. Është një automjet që ka humbur, e kam përdorur unë dikur. Por unë s’kam lidhje me atë makinë pasi e kam hequr”, u shpreh Veleshnja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



