Reagon Vasili: Rama shkeli ligjin për privatësinë e pacientit, të dënohet
Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurorisë që të zgjohet dhe të hetojë kryeministrin Rama, pasi ka shkelur ligjin për ruajtjen e privatësisë së pacientit dhe mospublikimin e sëmundjes së çdo lloji.
Nënkryetari i LSI-së kërkon që Rama të ndiqet penalisht dhe të dënohet për krimin e bërë, duke publikuar emrin e vëllezërve Budina si të prekur me Covid-19.
Përmes një shënimi në facebook, Vasili thotë se ndjekja penale dhe dënimi i Ramës është gjëja më e pakët, pasi duhet të hetohet dhe për shpërdorim detyre përmes keqpërdorimit të të dhënave shtetërore.
Reagimi i plotë i Ramës
Edi Rama te ndiqet menjehere penalisht dhe te denohet per krimin e publikimit te emrave te vellezerve Budina si te prekur me COVID-19!
Ruajtja e privatesise se pacientit dhe mospublikimi i semundjes se cdo lloji eshte ligj absolut.
Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.
Ndjekja penale dhe denimi i Edi Rames eshte gjeja me paket per te shto ketu edhe shperdorimin flagrant te detyres permes keqperdorimit te te dhenave shteterore.
Prokurori zgjohu se po mbulohesh me turp!
Qytetaret jane te gjithe te barabarte perpara ligji
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



