E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç  pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit: Lejoni gjykatën të bëjë punën e saj..
Publik News

Reagon zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit: Lejoni gjykatën të bëjë punën e saj..

Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi numri dy i qeverisë malazeze në Twitter.

Nerkiq u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake. Bashkë me të, u vunë në pranga edhe zyrtarë tjerë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqini

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.