E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Real Madridit e nis me fitore
Lajme

Real Madridit e nis me fitore

Real Madridi ka fituar sonte ndeshjen e parë të sezoni në La Liga ndaj Almerias. Madrilenët arritën një fitore minimale 1-2 në transfertë.

Ekipi i Carlo Ancelottit fillimisht ishte në disavatazh, pasi Ramazani shënoi në minutën e 6`. Pas golit të pësuar, Los Blancos’ filluan të sulmojnë, për të tentuar barazimin e rezultatit.

Pavarësisht rasteve dhe goditjeve të shumta gol nuk u shënua në fraksionin e parë, Kështu, madrilenët shkuan në pushim me disavatazh prej një goli.

Në pjesën e dytë Reali ishte edhe më kërkues dhe arritën me përmbysje të fitojnë ndeshjen.

Pas një aksioni të bukur, ishte Vazquez që shënoi në minutën e 61` të ndeshjes.

Golin e dytë dhe vendimtar e realizoi Alaba, pas një gjuajtje perfekte nga faulli. Kështu Real Madridi e nisi me fitore mbrojtjen e titullit në La Liga duke arkëtuar 3 pikët e para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.