E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reali dhe City barazim, me euro-golat e Vinicius dhe De Bruyne
Sport

Reali dhe City barazim, me euro-golat e Vinicius dhe De Bruyne

Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League të luajtur në “Bernabeu”, duke lënë të hapura llogaritë për aktin e kthimit me 17 maj.

Pjesa e parë u dominua nga “Qytetarët”. Në minutat e para, të besuarit  e Guardiolës ishin kërkues, madje pretenduan për një penallti pasi Dias dhe Haaland u rrëzuan në zonë, por për kryesorin loja duhej të vazhdonte.

Mbrojtja angleze u gjet e papërgatitur në minutën e 36-të. Camavinga shfrytëzoi shpejtësinë e tij për të dalë shpejt përpara, ai dha një pasim për Vinicius, me brazilianin që me një super-goditje nga distanca “shkundi merimangat”.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit u afruan shumë me golin e barazimit. Kevin De Bruyne gaboi para portierit bashkëkombas Courtouis, duke shpërdoruar një rast që të vjen një herë në jetë.

De Bruyne shleu gabimin në të 67-tën, pasi vendosi ekuilibrat me një gjuajtje të bukur. Pavarësisht rasteve në fund, të dyja skuadrat u kënaqën me këtë rezultat dhe do kërkojnë biletën e finales në “Etihad”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.