Reali përmbys City-n pas 5 golave
Real Madrid triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t, në ndeshjen e parë të fazës “play off” në Champions League.
Festë e spanjollëve në Angli, duke hedhur në hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Dy golat e Haaland ishin të pamjaftueshëm për vendasit. Madrilenët iu falën golave të Mbappe, Brahim Diaz dhe Bellingham. Sfida e kthimit do të luhet në Spanjë javën e ardhshme.
Fitore të rëndësishme mori edhe Juventusi, që mposhti 2-1 me vuajtje PSV-në.
Dortmund triumfoi 3-0 ndaj Sporting Lisbona, ndërsa PSG fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Brest.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



