E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Realitet mediatik i përçudnuar dhe i blere
Publik News

Realitet mediatik i përçudnuar dhe i blere

Nëse ndjek edicionet e lajmeve këtë të shtunë, në asnjë televizion nuk e gjen lajmin e protestës së qytetarëve kundër shkatërrimit të lulishtes dhe këndit të lojërave pranë Parkut të Autobuzëve, në Tiranë.

Pavarësisht se policia ndërhyri dhunshëm për t’i shpërndarë banorët që protestuan për ditën e dytë rresht kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve mbi parkun e fëmijëve.

Gazetarët e raportuan në redaksitë e tyre lajmin, ndërsa rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Por pronarët e televizioneve kanë dhënë urdhër sot, që lajmi të bllokohet.

Një protestë spontane, paqësore që zhvillohet në mes të Tiranës është zhdukur nga të gjitha televizionet. Përdhunimi i mediave nga Erion Veliaj arrin deri në atë pikë saqë sot, të gjitha u detyruan transmetonin kronikat e gatshme të Bashkisë, me inspektime rrugësh dhe ndërhyrjet në lidhjet e paligjshme të rrjetit të ujësjellësit.

Me këtë që ka ndodhur sot, është e qartë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia ka arritur të  realitetin mediatik, si pak të tjerë kanë mundur të bëjnë në këtë vend.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.