E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Realizohet për herë të parë në anglisht dokumentari i animuar për Skënderbeun
Lajme

Realizohet për herë të parë në anglisht dokumentari i animuar për Skënderbeun

Është realizuar në gjuhën angleze dokumentari i parë i animuar për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në të tregohet hap pas hapi, nëpërmjet ilustrimeve me kartona, jeta dhe vepra e heroit Kombëtar shqiptar.

Dokumentari flet për jetën e Gjergjit, i cili u mor nga turqit në moshë të vogël, por nuk e harroi kurrë vendlindjen, ndaj edhe u kthye me 300 burra në athe.

Çdo detaj i luftërave të tij dhe lëvizjeve që ka bërë ai në atë kohë, janë animuar në mënyrë profesionale.

Përbri videos së hedhur në YouTube shkruhet se duhet pranuar fakti i pakundërshtueshëm historik që konsiston në qëndresën e bërë nga lideri shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeunë një luftë të gjatë 25 vjeçare ndaj pushtimit osman dhe sundimtarëve Murati II dhe Mehmeti II.

Në dokumentar shpalosen betejat e Torviollit, Krujës, Albulenës dhe Ohrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.