E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Redon Meksi: Rama po bën ‘grusht shteti’   duke përzënë opozitën  nga Parlamenti, ‘grusht shteti’
Publik News

Redon Meksi: Rama po bën ‘grusht shteti’ duke përzënë opozitën nga Parlamenti, ‘grusht shteti’

Juristi dhe aktivisti Redon Meksi shprehet se Edi Rama po bën grusht shteti, duke përjashtuar deputetët e opozitës nga Parlamenti. 

Në një projoncim për median Meksi tha se Rama ka përjashtuar 300 mijë votues që përfaqësojnë 25 deputetët e nxjerrë nga Kuvendi.

“Këtu nuk bëhet fjalë për përjashtimin e 25 deputetëve, se janë të padisiplinuar siç thotë Balla, por për përjashtimin e 300 mijë votuesve. Këta 25 deputetë përfaqësojnë 300 mijë votues. Ky është “grusht shteti”, në kuptimin e plotë të fjalës, Kryeministri vendos me deputetët e tij që nuk pyesim për asgjë, do të ndryshojmë ligjet si të kemi dëshirë. Lindita Nikolla tha se nuk do ta miratojmë komisionin hetimor sepse kemi një draft për ndryshimin e ligjit. Ka kapur drejtësinë, ka kapur parlamentin, po përzë opozitën nga Parlamenti, është tipik “grusht shteti”“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.