Referendumi i thirrur nga Berisha/ Albana Vokshi del me shifra: Ja sa demokratë kanë votuar për të shkarkuar Bashën
Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka bërë publike rezultatet e votimit në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Sipas saj, është kërkuar që qendrat e votimit të mos mbyllen në orën 17:00, pasi ka ende demokratë për të votuar. Deputetja demokrate i bëri thirrje komisionerëve që të mbajnë të hapur qendrat derisa të votojë demokrati i fundit.
Po ashtu Vokshi tha se rezultati do të publikohet sapo t’i vijnë të dhënat nga komisionerët.
“Ky është raportimi i radhës për pjesëmarrjen në votimin e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi bëhet sipas raportimeve nga komisionerët deri në orën 15:00.
Unë besoj që ju i keni marrë pamjet që është hedhur vaji i makinave në shkallë për të mos ecur njerëzit. Por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit për të shkarkuar Bashën.
Deri tani që flasim votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti në bashkinë Cakran.
Ka fluks në shumë qendra votimi, ndaj i lutem komisionerëve që të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit. Nëse ka radhe të mos i mbyllin derisa të votojë demokrati i fundit.
Për shkak të fluksit shumë të lartë ne janë lutur shumë demokratë që ti presim për të votuar. Mbase e kemi të pamundur që ta japim në 5 e 30 rezultatin e votimit, mund të marrë pak më gjatë sepse do ti japim të drejtën e votës edhe demokratit e fundit”, tha Vokshi.
Pjesemarrja ne referendum deri ne oren 15:00, sipas Albana Vokshit
Shkodër 3066 demokrate
Lezhë 2670
Kukës 1550
Dibër 1529
Durrës 4840
Tiranë 7530
Elbasan 2796
Berat 893
Korcë 2655
Fier 3415
Gjirokastër 1288
Vlorë 1273
Në total 34 105
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



